Lajme

Ndahet nga jeta veprimtari Selman Fetaj

Pas një smundje është ndarë nga jeta veprimtari Selman Fetaj nga Strellci i Epërm i Deçanit.

Selmani ishte dënuar në Burgun Ushtarak të ish-Jugoslavise me 1982 ne Lubjanë me 13 vjet burg, bashkë me Abedin Balaj dhe Hasan Kurtin.

Veprimtari Selman Fetaj ka jetuar e punuar në Suedi që nga vitet 90-ta!

“Burgjet politike, përndjekjet dhe mërgimi ishin fat i disa shqiptarëve që nuk u nënshtruan e nuk u ndalën kurrë duke punuar për atdheun e tyre, këtë rrugë të sakrificës e kishte zgjedhur atdhetari Selman Fetaj

Ngushllime familjës, bashkëveprimtarëve dhe të gjithë atyre që e njohën e punuan me të”, ka shkruar deputeti Rasim Selmanaj, me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit Fetaj.