KultLajme

Ndahet nga jeta rapsodi Riza Dacaj nga Irzniqi i Deçanit

Sot është ndarë nga jeta rapsodi i njohur Riza Dacaj nga Irzniqi i Deçanit!

Lajmin për ndarjen nga jeta të rapsodit e ka bērë publik, deputeti i AAK nga Deçani, Rasim Selmanaj, në rrjetin e tij në Facebook.

“Udhëtoj dhe bashkëjetoj me sfidat e popullit tonë!
Ishte njeri i urtë, i dashur dhe i respektuar nga të gjithë! Ai la pas vete një trashëgimi të vlerave të folklorit tonë burimor! Riza Dacaj do të mbetët në kujtesën historike!”, ka shkruar Selmanaj në Facebook, ku edhe ngushëlluar familjen dhe miqtë e raspodit.

Postimi i plotë:

Qenka ndarë nga jeta rapsodi i njohur Riza Dacaj nga Irzniqi i Deçanit!

Ai gjithë jetën me këngën e tij ruajti traditën, historinë dhe trashëgimin e popullit tonë!
Kisha fatin ta ndegjoj duke kënduar edhe në odëne burrave të familjes sime!
Udhëtoj dhe bashkëjetoj me sfidat e popullit tonë!
Ishte njeri i urtë, i dashur dhe i respektuar nga të gjithë!

Ai la pas vete një trashëgimi të vlerave të folklorit tonë burimor! Riza Dacaj do të mbetët në kujtesën historike!

Ngushllime familjes, miqëve e farefisit e veçanërisht kolegëve e dashamirëve të folklorit shqiptar!

Shpirti i tij u preht në paqe!