Lajme

Ndahet nga jeta ish-senatori amerikan Jim Inhofe, ishte mbështetës i Kosovës

By GAZETA SCANNER 1

July 09, 2024

Ish-senatori amerikan Jim Inhofe, një ish-kryetar i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit dhe një nga mohuesit më të zëshëm të ndryshimeve klimatike në Senatin amerikan, ka vdekur, njoftoi të martën Lideri i Pakicës në Senat, Mitch McConnell.

Jim Inhofe ishte një mbështetës i çështjes së Kosovës për liri e pavarësi.

Inhofe, 89 vjeç, shërbeu në Senatin amerikan nga viti 1994 deri kur u tërhoq në vitin 2023, njoftoi CNN.

Ai shërbeu si republikani kryesor në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura të Senatit në vitet e tij të fundit në Senat.

Ai kishte një karrierë politike 55-vjeçare dhe njiher pë rolin e tij shumë të rëndësishëm.

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të ish-Senatorit republikan, Jim Inhofe.

Përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se senatorin Inhofe ka pasur rastin ta njoh në kohën e bisedave për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Kosova humbi një nga miqtë e saj të shquar, ish-Senatorin amerikan nga Partia Republikane, Jim Inhofe. Senatorin Inhofe pata nderin ta njoh në kohën e bisedave për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, gjatë komunikimit tim në Shtëpinë e Bardhë, Senat, Kongres, Pentagon e në Departmentin e Shtetit”, ka thënë Haradinaj.