Kulturë

Ndahet nga jeta aktorja e filmit “Përrallë nga e Kaluara”

Mira Munga Jupi, aktorja e njohur që ka luajtur rolin Kotes në filmin “Përrallë nga e kaluara”, ka ndërruar jetë në SHBA, ku jetonte prej 19 vitesh. Këtë lajme e ka dhënë mikja e saj e ngushtë Shegushe Bebeti.

“Oh sa dhimbje…oh sa lot…nuk gjej dot fjalë ta përshkruaj…sapo më erdhi lajmi nga Amerika, është ndarë nga jeta mikja ime e shtrenjtë Mira Minga Jupi, aktorja e mrekullueshme e Teatrit të Kukullave gruaja ideale, nëna e jashtëzakonshme që do t’i mungojë aq shumë familjes. Mira e talentuar, aq bujare, aq punëtore e zemërbardhë, u largua në Amerikë para 19 vitesh e sot largohet nga jeta, e ne nuk kemi mundësi t’i japim lamtumirën e fundit…qofsh e parajsës mikja ime e mirë e dheun e huaj e paç të lehtë. Do të më mungosh aq shumë e kafenë nuk do ta pimë më bashkë nëpërmjet Skype, do të kujtoj gjithmonë me shumë dashuri e dhimbje. Ngushëllime familjes e miqve që të deshën aq shumë”, shkruan Bebeti.