Rozë

Ndahet çifti i “Për’puthen +40”/ Stela flet për Çimin: Papritur nuk jemi bashkë, e mësova nga heqja e fotove…

Një nga çiftet e “Për’puthen +40” nuk janë më bashkë. Është fjala për Çimin dhe Stelën. Ka qenë kjo e fundit, ajo që ka bërë të ditur lajmin për fansat e saj.  

Ajo shkruan në një postim në “Instastory” se e ka marrë vesh për ndarjen kur ai ka hequr nga “Instagram”-i i tij fotot që kanë dalë bashkë. Stela tregon se ka ndodhur papritur dhe pa asnjë komunikim.

Ndahet çifti i “Për’puthen +40”/ Stela flet

“Mbas muajsh me radhë të insistimit të Çimit, u deklarova sepse mendova se ishte i sinqertë në ndjenjat e tij. Papritur pa asnjë shkak dhe pas asnjë komunikim, ne nuk jemi më bashkë dhe këtë e mësova nga heqja e fotove në Instagram-in e tij. Ky ishte Çimi”, shkruan Stela në postimin e saj

Ndahet çifti i “Për’puthen +40”/ Stela flet

Teksa poston një video nga studio kur kanë qenë në “Për’puthen”, ajo shkruan: “Kush e sheh Çimin në rrugë ju lutem mund ta pyesni”.

Ndahet çifti i “Për’puthen +40”/ Stela flet

Ndërsa mëngjesin e sotëm, ish-konkurrentja e “Për’puthen +40” ka vendosur që t’u kthejë përgjigje të gjithë ndjekësve, të cilët e kanë pyetur se pse nuk ka fshirë nga rrjetet sociale fotot me Çimin.

Ndahet çifti i “Për’puthen +40”/ Stela flet

“Mirëmëngjes! Shumë persona më shkruajnë pse nuk i heq fotot me Çimin nga Instagram-i… Unë nuk jam fëmijë si disa të tjerë, ato janë kujtime të bukura për aq sa zgjati…  Ditë të mbarë e faleminderit për mbështetjen tuaj”, shkruan Stela mëngjesin e kësaj të shtune.

Ndahet çifti i “Për’puthen +40”/ Stela flet