Sport

NBA, Denveri vetëm një fitore larg finales së madhe

By GAZETA SCANNER 1

May 21, 2023

Denver Nuggets është vetëm një fitore larg finales së madhe të NBA-së. Denveri të shtunën mbrëma triumfoi në udhëtim ndaj LA Lakersit me rezultatin 119:108, duke marrë epërsinë 3:0 në serinë finale të plejofit të Konferencës Perëndimore të NBA-së.

Jamal Murray me 37 pikë ishte shënuesi më i mirë te Denveri, ndërsa Nikola Jokiq realizoi 24 pikë.

Te Lakersi Anthony Davis shënoi 28 pikë e 18 kërcime, ndërsa LeBron James pati 23 pikë, 12 asistime e shtatë kërcime. Po ashtu 23 pikë i realizoi edhe Austin Reaves.

Ndeshja e radhës e kësaj serie zhvillohet të martën mbrëma dhe Denveri me një fitore në këtë ndeshje arrinë në finalen e madhe të NBA-së, ku do ta priste fituesin e serisë finale të Konferencës Lindore mes Miami Heat e Boston Celtics.