Sport

NBA, Baba e bir luajnë për herë të parë bashkë

By GAZETA SCANNER 1

October 07, 2024

LeBron James dhe i biri i tij, Bronny James, kanë luajtur për herë të parë bashkë në një ndeshje profesionale.

19-vjeçari u draftua sivjet nga Los Angeles Lakers, klubi në të cilin luan i ati i tij legjendar, duke u bërë dyshja e parc baba-e-bir në historinë e ligës më të fortë në basketboll, NBA.

Përballja e Lakersave erdhi ndaj Phoenix Suns në kuadër të ndeshjeve parasezonale, e të cilën e fituan Verdh e Vjollcët me rezultat 118:114.

Përderisa Jamesi i vjetër ishte pikëshënuesi më i mirë në ndeshje me 19 sosh, i riu nuk dha pikë, por kontribuoi me dy kërcime.