Shqipëria ka hapur kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian.
Opinionisti Mentor Nazarko shprehet se ky është një proces i cili ka dinamikë dhe është një proces i cili vendet anëtare mund ta pengojnë me të drejtën e vetos, kështu që do ta kishte të vështirë të bënte parashikime se cili kapitull mund të jetë më i zorshëm.
“Që tani Greqia e paralajmëroi se në kapitullin për të drejtat themelore do të dëshironte që të përfshihej apo negociohej rreth të drejtave të minoritetit, posaçërisht të drejtave pronësore të tij, çka që na parathotë se sa kompleks është ky proces”.
“Natyrisht arritja e këtij objektivi nga Shqipëria ka një domethënie të jashtëzakonshme në kohën që po jetojmë, kur Ballkani ka tentuar, ose prej Bashkimit Evropian i është ofruar mundësia që t’i afrohet këtij organizimi si një i tërë, por vetëm Shqipëria në raport me Serbinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Kosovën, Bosnje e Hercegovinën arrin që të çelë këto negociata”.
“Pra Shqipëria shquhet, shkëputet nga blloku i vendeve ballkanike dhe kjo ndodh kur procesi vlerësohet me bazën e meritave individuale. Kjo është një risi në raport me metodologjinë që ka pasur procesi i integrimit evropian më herët”, deklaroi Nazarko në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova.