Ishte një mbrëmje e paqtë, të paktën sa i përket rezultateve të regjistruara.
Polono-Kroaci, Skoci-Portugali e Zvicer-Danimarkë ishin tre sfidat e mbrëmjes të kësaj të marte, që u mbyllën në barazime, ndërsa Spanja, kampione e Evropës, ishte e vetmja që arriti të siguronte tre pikët e plota.
Kështu, në “Estadio Nuevo Arcangel”, të Kordobës, djemtë e teknikut Luis de la Fuente mundën me tre gola Serbinë, pas rrjetave të Laporte, Alvaro Morata e Alex Baena, teksa një ndihmesë të madhe dha edhe dalja me kartoni e kuq të mbrojtësit serb, Strihinja Pavlovic.
Në Varshavë, “Shqiponjat” polake regjistruan barazimin 3-3 me Kroacinë, me golat për vendasit që u shënuan nga Zielinski, Zalewski e Szymanski, ndërsa Sosa, Sucic e Baturina shënuan për ballkanasit.
Barazim “të bardhë” pa gola regjistroi Portugalia në transfertë me Skocinë, ndërsa Zvicra nuk mundi të regjistrojë fitoren e parë këtë edicion, duke u ndalur në barazimin 2-2 me Danimarkën, më golat për “Helvetët” që erdhën nga Freuler e Amdouni, ndërsa për Danezët shënuan Isaksen dhe Christian Eriksen.