Lajme

“National Geographic” u jep jehonë bukurive të Kosovës: Skenë aventurash që po lulëzon

By GAZETA SCANNER 1

April 05, 2024

Revista e njohur amerikane, “National Geographic”, ka publikuar një artikull për destinacionet e bukura për t’u vizituar në Kosovë, duke i vënë në pah popullsinë e re, bukuritë natyrore dhe objektet e vjetra kulturore.

Në artikullin e revistës amerikane shkruhet për muzetë e Prizrenit, për Pejën dhe Grykën e Rugovës.

Përmenden mundësitë për ngjitje në Malet e Sharrit, të cilat përshkruhen si ndër zonat më të reja të mbrojtura të Evropës.

“Kafenetë e qytetit të vjetër të Prizrenit mbushen me rënien e muzgut. Shumica e banorëve lokalë u qëndrojnë besnikë kafesë dhe cigareve (makiatot janë zgjedhjet e popullarizuar), edhe pse shërbehen edhe ushqimi tradicional dhe pijet alkoolike” – thuhet në artikull.

Për ta lexuar artikullin e plotë në gjuhën angleze, klikoni KËTU.