Lajme

Naser Ramadani thotë se ishin 10 të vdekur në 24 orët e fundit, IKShPK në raport 9

Drejtori i IKShPK-së, Naser Ramadani, në konferencën e mbajtur për media mbi të dhënat e 24 orëshit të fundit me Covid-19 ka thënë se kanë vdekur 10 persona nga koronavirusi duke e çuar numrin në 237, por njoftimi i Institutit të cilin e drejton thotë se janë 9 persona të vdekur.

Ramadani para mediave tha se janë gjithsej 237 raste të vdekjes nga Covid-19 në 24 orë, përderisa dje numri i përgjithshëm i vdekjeve ishte 227.

“Kemi 237 raste të vdekjes të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, tha ai.

Por, njoftimi i IKSHPK-së në Facebook, thotë ndryshe, aty numri i të vdekurve nga Covid-19 është 9 pasi numri i total është 236 raste të vdekjeve.

152 TË SHËRUAR DHE 224 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Geplaatst door Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës op Zaterdag 1 augustus 2020