Lajme

Naser Ramadani jep dorëheqje nga pozita e drejtorit të IKSHPK

By GAZETA SCANNER 1

August 16, 2024

Ka dhënë dorëheqje drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik Prof. Naser Ramadani.

Gazeta Shneta ka mësuar se Ramadani ka paraqitur dorëheqjen para disa ditësh dhe e njëjta i është aprovuar nga ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.

Ramadani ka udhëhequr IKSHPK-në që nga viti 2012. Ai ka qenë mjaft aktiv gjatë situatës me pandeminë Covid-19.

Në vend të Ramadanit është emëruar Dr. Ardita Baraku, specialiste e shëndetit publik.

Baraku më parë ka udhëhequr Inspektoratin Shëndetësor, ndërsa pati kaluar në IKSHPK në vitin 2019