Rozë

Naser Rafuna fiton betejën juridike: Deshën të ma ndalin transmetimin e “Çka ka shpija” me urdhër haverash

Autori dhe aktori i serialit “Çka ka shpija”, Naser Rafuna ka njoftuar se e ka fituar rastin në gjykatë kundër RTK-së, pas pasdisë për t’ia ndaluar transmetimin e serialit në Klan Kosova, me arsyetimin se prodhimi televiziv ishte i RTK-së.

Ai ka thënë kërkesa për padi ishte bërë me udhër haverash.

Kjo kërkesë, ka sqaruar Rafuna, është rrëzuar nga Gjykata Komerciale në Prishtinë.

Rafuna ka treguar se ai është autor i vetëm i emisionit “Çka ka shpija”.

Postimi i plotë i Naser Rafunës:

Të nderuar dhe të respektuar, ndjekës dhe dashamirë të faqës sime:

Jam krenar që në vendin tonë kemi Gjykatë ku drejtësia ndahet pa anim , pa dallim , pa diskriminim , me transparencë kështu që , të gjithëve ju inkurajoj se për t’a ndarë drejtësinë e kërkesave tuaja te drejta, drejtohuni Gjykatave të Kosovës, duke ju besuar Gjyqtarëve Profesionist për mbrojtje gjyqësore të cilët janë në shërbimin e popullit në atë Institucion.Ndërsa për të ju përfaqësuar juve , gjeni avokatët më të mirë. Për avokat, ju sygjeroj unë.

Dua të ju informoj se, Radio Televizioni i Kosovës që për mua ishte dhe mbetet shtëpija ime e dytë , me urdhër haverash dhe udhëheqësish të rinj ‘mendjendritur’, kishte bërë një kërkesë-padi për caktimin e masës se sigurisë ndaj meje dhe televizionit Klan Kosova, për t’a ndaluar transmetimin e serialit ‘Çka Ka Shpija..!?’ e episodave te reja në këtë televizion duke pretenduar se autor i serialit është vet RTK.

GJYKATA KOMERCIALE në Prishtinë ua RRËZOJ PRETENDIMET dhe UA HODHI POSHTË KËRKESËPADINË RTK TV-se , kërkesë-padi kjo që , përveq se për mua ishte absurde dhe e çuditshme e qe me ‘arsyetimin’ e tyre RTK përmes përfaqësuesit të vet ligjor ,përpos pa fakte, kanë dashur të bëjnë lajthitje edhe ndaj Gjykatës , ku me provat e mija të deponuara më pas ( të cilat nuk i kanë dërgu / fsheh RTK TV ) u dëshmua se, AUTORI I serialit ‘ Cka Ka Shpija’ jam unë e jo RTK edhepse e dinin dhe dijnë edhe vet këtë gjë.

Kjo, siç kam dëgjuar se disa nga ta të kenë thënë ‘ i bonëm padi Naserit, me provu nashta e han Gjykata ‘.Ç’turp.

Meqenëse RTK nuk a ka vazhduar kontratën pas 31 dhjetorit 2021 me serialin ‘Cka ka shpija’, ( me plot mendime brenda pro dhe kundër ) më pas ,me vazhdimin e prodhimit të këtij seriali me episodat e reja në një TV tjetër sic duket , ka ndikuar shumë në shikueshmërinë e dy TV pra ngritjen e shikueshëmrisë së Klan Kosova , por gjithashtu në rënien e shikueshmërisë së RTK-së. Shkurt në KlanKosova kemi gjetur rehati , saktësi dhe mbështetje e pas nënshkrimit të marrëveshjes me Drejtorin mikëpritës të këtij TV , më pas nuk jam joshur nga ofertat anash , as nga ata që më vinin të ndërroj TV qoftë në TV tjera apo ku ishim. M’falni po kam një fytyrë e kush jeton me dy / tri vdes i pa fytyrë.

P.S. ‘I vetmi emision që është transmetuar në RTK TV që e ka shpaguar vehtën duke i sjellë të ardhura RTK-TV së , të ardhura financiare këto, për ti paguar krejt ekipën e serialit, pa prekur në buxhetin e RTK-së të ndarë nga parlamenti apo nga paratë e popullit, pra ishte e me gjasë kohë të gjatë do të mbetet seriali ‘Cka Ka Shpija’ .

Për punën tonë ishte krenar menagjmenti kur i prodhonim episodat për televizionin RTK TV sepse suksesi ynë ishte sukses I tyre, kjo ngase RTK shikohej më së shumti në kohën kur transmetohej ky serial, ndërsa të tanishmit…bile menagjmentin ta kishin përzgjedh e që 1 vit nuk arrijnë t’a bëjnë, bile një emision nga producent të pavarur që e kanë obligim ligjor le ta bëjnë…apo e kanë bërë ndoshta po spo e njohim…bile.. nejse se ka shumë ‘bile’.

Përndryshe I vetmi emision nga tërë emisionet në atë TV që me kontratë dhe titrim në cdo episodë shkruan se : Autor dhe krijues I serialit ‘Cka Ka Shpija’ është Naser Rafuna.

Rradha tani është te unë , kjo ngase sic thashë në fillim , i besoj Gjykatës në vendin tonë.

Me dashni: Naser Rafuna.