Lajme

Narqize Arenliu-Hoxhaj në krye të SHSKUK-së

By GAZETA SCANNER 1

January 26, 2023

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Koosvës, përmes një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se e kanë shqyrtuar letër-dorëheqjen e Pranvera Zejnullahu-Raçi.

Ata kanë njoftuar se e kanë emëruar në krye të këtij institucioni, Dr.Narqize Arenliu-Hoxhaj.

Tutje, Bordi Drejtues i SHSKUK-së, kanë falenderuar për bashkëpunimin Dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi dhe duke vlerësuar kontributin e deritanishëm të saj.

Komunikata e plotë:

Komunikatë për medie Prishtinë, 26 janar 2023 Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës

Komunikatë për medie

Ju njoftojmë se Bordi Drejtues i ShSKUK-së, në mbledhjen urgjente të mbajtur me datë 26.01.2023, ka shqyrtuar letër- dorëheqjen e u.d. Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi, me numër protokolli 289, të datës 26.01.2023, dhe të njëjtën e ka miratuar.

Po ashtu, ju njoftojmë se bazuar në kompetencat e veta Bordi Drejtues i SHSKUK-së, ka emëruar zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, Dr. Narqize Arenliu-Hoxhaj.

Bordi Drejtues i SHSKUK-së, me këtë rast duke vlerësuar kontributin e deritanishëm të Dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi, e falënderon për bashkëpunimin e treguar.