Sport

Napoli dhe Interi e mendojnë shkëmbimin Politano-Llorente

Napoli dhe Interi janë duke e menduar shkëmbimin për gjashtë muaj të sulmuesve Matteo Politano dhe Fernando Llorente, raporton “Sky Italia”, përcjell GazetaScanner.

Politano ka humbur vendin e titullarit në skuadrën e Antonio Conte dhe duket se lojtari është i gatshëm të bëhet pjesë e një klubi ku mund të luajë më shumë.

Ndërkohë, edhe Llorente tek Napoli ka bërë 13 paraqitje këtë sezon të garave, dhe ka shënuar tre. Internistët duket se pëlqejnë ish-sulmuesin e Tottenhamit për të cilin janë të gatshëm të sakrifikojnë Politano-n. /GazetaScanner/