Botë

Nancy Pelosi për impeachmentin: Trumpi nuk na dha zgjidhje tjetër

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, e ka nisur debatin përfundimtar lidhur me procedurën impeachment ndaj presidentit amerikan, Donald Trump.

Ajo u ka bërë thirrje anëtarëve të Kongresit që të ngrihen përpara ”paligjshmërisë dhe tiranisë”.

“Për shekuj me radhë, amerikanët kanë luftuar dhe kanë vdekur për të mbrojtur demokracinë për njerëzit. Por, shumë trishtim tani, vizioni i themeluesve tanë për një republikë është nën kërcënim nga veprimet e Shtëpisë së Bardhë”, tha Pelosi.

“Kjo është arsyeja pse sot, si kryetare e Dhomës, unë hapa solemnisht dhe trishtim debatin për fajësimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara”.

“Nëse ne nuk veprojmë tani, do të ishim të mashtruar në detyrën tonë”, u shpreh ajo para të pranishmëve.

Demokratja e Kalifornisë tha se është “tragjike që veprimet e pamatura të presidentit e bëjnë të domosdoshëm fajësimin”, por shtoi, “Ai nuk na dha tjetër zgjidhje”.

Vërejtjet e Pelosi-t ishin të parat që i paraprinë debatit zyrtar gjashtë orësh në Dhomën e Përfaqëuesve për gjykim ndaj Donald Trump-it.

Lidhur me këtë secilit anëtar të Dhomës do t’i jepet minimumi rreth një minutë për t’iu drejtuar të pranishmëve.