Ishte padyshim një përballje për librat e historisë, me “Furinë e Kuqe” spanjolle, që kanë arritur të mposhtin “Pancerat” e Gjermanisë, në fazën çerekfinale, të Euro 2024, me rezultatin e ngushtë, 2 me 1, duke siguruar u kthyer kështu, në gjysëmëfinalisten e parë, të këtij Kampionati Evropian të futbollit, si dhe pretendetja absolute, për titullin kampion.
Menjëherë pas ndeshjes, disa fjalë për mediat , pavarësisht se e pati shumë të vështirë nga humbje tronditëse i tha edhe tekniku i Kombëares gjerman, Julian Nageslmann, i cili u shpreh se është një eleminim që i dhemb shumë.
“Na dhemb shumë ky eliminim, pasi mund të reagojmë vetëm pas dy vitesh (Botërori 2026). Dhe ndoshta nuk do të kem më kurrë mundësinë të përjetoj një kompeticion të tillë në vendin tim”,- theksoi tekniku 36-vjeçar.