Barca u fut në merkaton e verës si një nga skuadrat me krizën më të madhe ekonomike, megjithatë, lëvizjet më të mëdha erdhën nga ta.
Katalanët nënshkruan me emra si Kessie, Christensen, Raphinha e Robert Lewandowski. Kjo i duket pak e çuditshme trajnerit të Bayern, Nagelsmann.
“Ata kanë shumë lojtarë të rinj, jo vetëm Robertin. Nuk e di se si, të jem i sinqertë. Është i vetmi klub në botë që mund të blejë lojtarë pa para”, ka thënë Nagelsmann.
“Është pakëz e çuditshme dhe është çmenduri”, ka shtuar trajneri gjerman.
Barcelona ndërkohë po punon edhe për transferimin e Jules Kounde, Cesar Azpilicueta e Marcos Alonso.