Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Ngavci, nuk beson se do të ketë greva të mësimdhënësve.
Ajo ka kritikuar SBAShK-un, e cila po flet për greva të mundshme.
Ajo ka thënë se nuk ka dëgjuar ndonjë mësimdhënëse që është i interesuar për greva e protesta.
“Problem është mënyra se si po u adresohen edhe mësimdhënësve edhe si kryesi. SBASHK-u po flet në emër të të gjithë mësimdhënësve. Unë nuk kam dëgjuar asnjë mësimdhënës që janë shprehur që janë të interesuar ose se janë të gatshëm për protesta dhe unë e ftoj edhe SBASHK-un dhe të gjithë të tjerët që të punojmë bashkë, për të përmirësuar rezultatet e nxënësve tanë sepse kjo është më e rëndësishme dhe më se e domosdoshme”, ka thënë Nagavci për EO.