Lajmest-slider

Nagavci: LDK nuk mund të jetë në opozitë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci,  u është përgjigjur zyrtarëve të LDK-së që kohët e fundit po e përmendin opsionin që ata të mund të jenë në opozitë.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka bërë të qartë që në fushatë zgjedhore se preferon të qeverisë me LDK- në dhe qëndrojmë pas këtyre deklaratave. Në asnjë moment nuk kemi menduar se kjo mund dhe do të dobësojë pozitat tona negociuese”, ka shkruar Nagavci në “Facebook”.

“Andaj dhe LDK s’mund të jetë në opozitë. Ata do të zgjedhin të qeverisin me LV! ose do të kthehemi tek qytetarët”.

Postimi i plotë i Nagavcit:

Në lidhje me deklaratat e disa përfaqësuesve të LDK-së, se ata mund të shkojnë në opozitë.

Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka bërë të qartë që në fushatë zgjedhore se preferon të qeverisë me LDK- në dhe qëndrojmë pas këtyre deklaratave. Në asnjë moment nuk kemi menduar se kjo mund dhe do të dobësojë pozitat tona negociuese.

Interesi e vëmendja jonë është të realizojmë pritshmëritë e qytetarëve, duam të forcojmë institucionet e mirëqeverisjen, jo pozitat tona.

Andaj dhe LDK s’mund të jetë në opozitë. Ata do të zgjedhin të qeverisin me LV! ose do të kthehemi tek qytetarët.