Lajme

Nagavci fajëson Komunën e Vitisë për keqmenaxhim: Po e pësojnë mësimdhënësit

By GAZETA SCANNER 1

October 03, 2024

Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, ka folur rreth mungesës së pagave për mësimdhënësit e Komunës së Vitisë.

Ajo e ka fajësuar Komunën e Vitisë për menaxhim jo të mirë të financave publike.

Tutje, Nagavci ka shprehur keqardhjen për “pësimin” e mësimdhënësve.

Me sa jam informuar nga kolegët e mi, ky është një lëshim, gabim nga vetë Komuna e Vitisë dhe unë ndihem shumë keq që për shkak të menaxhimit jo të mirë të komunës… janë mësimdhënësit që po e pësojnë” – tha Nagavci.