Lajme

Naftëtarët, letër Kurtit: Pikat e karburanteve të bëhen sipas standarteve të BE-së

By GAZETA SCANNER 1

December 20, 2023

Shoqata e Naftëtarëve i ka dërguar letër kryeministrit Kurti dhe Ministres së Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari.

Ata i kanë kërkuar që të ketë kritere sa i përket ndërtimit të pikave të reja të karburantit sipas standarteve të Bashkimit Evropian.

Në letrën e dërguar kryeministrit të njëjtit kanë kërkuar që distanca mes karburanteve të jetë sipas standarteve të BE-së, në rrugë komunale prej 5 deri në 10 kilometra në rrugë magjistrale prej 10 deri 15 km dhe në autostradë prej 20-25 km.