Sport

Nacho drejt Arabisë Saudite

By GAZETA SCANNER 1

June 14, 2024

Al Ittihad është në bisedime të avancuara për të nënshkruar me Nachon si lojtar të lirë nga Real Madridi.

Nuk është një marrëveshje e përfunduar ende, por negociatat janë duke u zhvilluar për një kontratë dyvjeçare për Nachon në Saudi Pro League.

Ai nuk ka konsideruar propozimet e klubeve të tjera evropiane, për shkak të Real Madridit.

Real Madridi po pret për vendimin e tij përfundimtar… por Ittihad është afër nënshkrimit të Nachos, me besim se do ta realizojë atë.

Reali dëshiron Leny Yoro si prioritet kryesor për ta zëvendësuar mbrojtësin spanjoll.