Sport

Nacho do të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit

By GAZETA SCANNER 1

April 19, 2024

Mbrojtësi spanjoll Nacho Fernandez e ka informuar Real Madridin se do të largohet nga klubi në qershor.

Nacho i është bashkuar akademisë së Real Madridit në moshën 11 vjeçare, teksa kur ishte 23 vjeç e veshi fanellën e Los Blancos.

Ai ishte titullar në fitoren Real Madridit ndaj Manchester Cityt, në mbrëmjen e së mërkurës, duke bërë super paraqitje.

Nacho Fernandez ka zhvilluar deri më tani 355 paraqitje me klubin nga Madridi.

Ai deri më tani ka fituar 24 trofe me madrilienët, teksa nëse 34 vjeçari e fiton La Ligan ose Ligën e Kampionëve do ta kalojë Marcelon me 25 trofe.