Lajme

“Na kanë pa sikur arushat në mal”, Haliti tregon reagimin e përfaqësuesëve serb për përfaqësimin e Kosovës në NATO

By GAZETA SCANNER 1

May 27, 2024

Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti në një lidhje ka folur nga Sofja e Bullgarisë, ku po mbahen punimet e Asamblesë së Natos, për “Frontal” në T7. Ai u pyet për reagimin e deputetëve serbë pasi Kosova u bë anëtare në Asamblenë e NATO-s.

Haliti tha se disa nga ta i kanë parë deputetët e Kosovës sikur “arushat në mal”

Me disa kemi folë e jemi përshëndet, me disa na kanë pa sikur arushat në mal. Kështu që ka qenë një debat pardje se ata kanë ardhë të organizuar kanë qenë 15-16 logjistikë e delegacionit, pati dy diskutime të serbëve dhe një i joni që pati përplasje me akuza dhe kundër-akuza, megjithatë nuk zgjoi interesim që të diskutojnë edhe të tjerët me ata që i thanë dy përfaqësuesit e Serbisë duke përfshirë edhe Rakiqin”, shtoi ai.