Sport

Myrto Uzuni, golashënuesi më i mirë i huaj në historinë e Granadas

By GAZETA SCANNER 1

December 08, 2024

Myrto Uzuni hyn në histori! Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është tani golashënuesi më i mirë i huaj në historinë e klubit spanjoll Granada.

Me golin e tij të 45-të, Uzuni theu rekordin e mëparshëm të mbajtur nga El-Arabi, i cili kishte realizuar 44 gola.

Gjatë ndeshjes kundër kryesuesve të Racing Santander, Uzuni nuk u ndal me kaq dhe arriti kuotën e 46 golave, pasi shënoi dy herë në fitoren e thellë 3-0.

Në këtë kampionat, sulmuesi kuqezi numëron tashmë 11 gola.

Një moment i jashtëzakonshëm dhe historik në karrierën futbollistike të Myrto Uzunit.