Kuriozitete

Muzika ka efekt anti-dhimbje

By GAZETA SCANNER 1

November 05, 2023

Muzika ka efekt anti-dhimbje dhe një ditë mund të arrijë efektin e njëjtë si analgjezikët, sipas një studimi të botuar në revistën “Frontiers in Neurology” nga ekspertë të Universitetit amerikan të Utahut.

Ekspertët kanë testuar “përzierjen” e muzikës dhe ilaçeve te minjtë me dy forma të ndryshme dhimbjesh, inflamatore dhe kirurgjikale.

Ata përdorën barna të ndryshme duke përfshirë ibuprofen dhe një kanabinoid në një dozë më të ulët se sa rekomandohet.

Ata i krahasuan efektet e muzikës me ato të zhurmës së ambientit.

Doli se, së bashku me muzikën (pjesë nga Mozarti), ibuprofeni zvogëlon dhimbjen inflamatore me 93 për qind më shumë se ilaçet. Vetëm muzika ka zvogëluar dhimbjet kirurgjikale me 77 për qind.

“Grali i Shenjtë do të ishte kombinimi i ilaçeve të duhura me paradigmën e re të ekspozimit ndaj muzikës, për të arritur të njëjtat efekte analgjezike me doza më të vogla të ilaçeve”, theksoi ai.