Lajme

Mustaqet e Adem Jasharit dhe gishti i Isa Boletinit u dogjën nga zjarri në IML

By GAZETA SCANNER 1

November 23, 2023

Mediat kanë raportuar përmes burimeve se mustaqet e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe pjesë të trupit të Isa Boletinit janë djegur nga zjarri i së martës në zyrët e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Nga ana tjetër, Prokuroria Themelore nuk ka dhënë detaje se çfarë mund ta ketë shkaktuar zjarrin.

“Ju njoftojmë se aktualisht ndaj këtij rasti po vazhdon ndërmarrja e veprimeve hetimore në koordinim me institucionet relevante, andaj në këtë fazë nuk mund të japim detaje të tjera”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë.