Lajme

Mustafi: Viti 2024 me lajme të mira për shqiptarët e Luginës së Preshevës

By GAZETA SCANNER 1

January 01, 2024

Ragmi Mustafi, këshilltar i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, tha se viti i ri 2024 fillon me lajme të mira për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Parme snjë postimi në Fcaebook, ai shtoi se me heqjen e stikerave dhe lëvizja e papenguar me targa RKS, shqiptarët e Luginës janë më afër se kurrë me shqiptarët e Kosovës.

“Jemi më afër seç ishim dje, e nesër edhe më afër seç jemi sot, me përkushtimin e Qeverisë së Republikës të Kosovës”, shkroi ai në Facebook.

Mustafi tutje tha se dikur shqiptarët e Luginës së Preshevës paguanin edhe sigurimet shtesë për të takuar bashkfamiljarët. E për një kohë, edhe stikersat e targave si masë reciprociteti.

“Pra, reciprociteti për barazi i jep edhe një mundësi më të madhe Luginës së Preshevës. Tani edhe do të vizitojmë e komunikojmë me Kosovën, edhe Kosova do të viziton e komunikon me Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën pa pengesa dhe pa kosto shtesë”, shtoi ai.“Urime, për tej liberalizimit të vizave. Më afër Prishtina, më afër Lugina!”, ka shkruar Mustafi.