Besian Mustafa, deputet i LDK-së, ka folur në lidhje me zgjedhjet parlamentare të nëntë shkurtit të vitit 2025.
Në Kanal 10, Mustafa ka bërë një parashikim interesant.
Sipas tij, VV-ja nuk do të jetë në pushtet në vitin 2025.
“Lëvizja Vetëvendosje nuk do të jetë në pushtet në vitin 2025, nuk do të kenë as përafërsisht rezultatin që pretendojnë në studio të ndryshme televizive” – tha Mustafa.