Lajme

Mustafa nesër mbledh Kryesinë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) gjatë ditës së nesërme (e shtunë) do të mbajë mbledhjen e Kryesisë.

Partia ka njoftuar zyrtarisht se anëtarët e Kryesisë së saj do të tubohen të shtunën në selinë e LDK-së, në orën 11:00.

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka thënë se në mbledhjen e nesërme do të diskutohen zhvillimet e fundit për arritjen e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Tema kryesore do të jetë ndërtimi i koalicionit të mundshëm”, ka thënë shkurtimisht Veliu për Insajderin.