Përveç organizata ndërkombëtare të cilat në raportet e tyre kanë evidentuar raste të korrupsionit në qeveri poashtu edhe Zyra Kombëtare e Auditimit ka regjistruar raste të shumta ky janë gjetur elemente të veprës penale, korrupsion.
Bashkim Mustafa i cili është profesor universitar dhe ekspert i ekonomisë ka thënë se janë mbi 900 rekomandime që janë dhënë nga Zyra Kombëtare e Auditimit si raste ku mund të ketë elemente të veprës penale dhe se që institucionet vendore duhet të merren me to.
Sipas institucioneve qeverisëse nuk janë marrur as me gjysmën e tyre duke injoruar kështu edhe punën e Zyrës Kombëtare të Auditimit e cila merret me kontrollin e shpenzimeve të parasë publike.
“Mbi 51% të rekomandimeve që kjo zyrë ka dhënë se ka dyshime të abuzimit të parasë publike në organizatë buxhetore nuk janë implementuar fare. Nëse shikohen 129 raporte të vitit 2022-2023 ka keqpërdorim të buxhetit, devijim të zërave buxhetor, ndryshim të strukturës së buxhetit brenda organizatave buxhetore. Aty përmenden edhe tenderët njëburimor edhe fushatë e tjera të dyshimeve për keqpërdorim të buxhetit”, ka shtuar Mustafa në Euro n’T7.
Në anën tjetër profesori Engelbert Zefaj thotë se arrogancave e numrave që ka kjo qeveri ka bërë që këtyre të mos u bëjë përshtypje asnjë raport qoftë ndërkombëtar qoftë vendor.
“Në bazë të këtyre raporteve del se ligji gjatë vitit 2023 -2023 mund të jetë shkelur mbi 900 herë nga zyrtar publik, zyra e auditor ju ka tërhequr vërejtjen dhe nëse ato neglizhohen atëherë nuk ka më tërheqje të vërejtjes por shkelësit shkojnë në burg”, ka shtuar profesor Zefaj.