Koordinatori për Financa i PDK-së, Arben Mustafa, ka reaguar ndaj ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu për deklaratën e tij rreth autostradës së Gjilanit.
Ministri Aliu ka thënë se heziton dhe përton të deklarohet për këtë autostradë.
E kjo gjë ka nxitur reagimin e Mustafës së PDK-së, i cili ka thënë se deklarata e Aliut shpërfaqë mashtrimin dhe paaftësinë e kësaj qeverie.
Reagimi i tij:
Gjilani i dha shumë mbështetje me votë kësaj qeverie, por sot duhet të pyesim se çka i dha kjo qeveri Gjilanit?
Nga premtimet se autostrada e Gjilanit do të kryhet në vitin 2023, kemi mbrri në pikën ku Ministri Liburn Aliu deklaron “hezitoj dhe përtoj edhe me fol” për këtë projekt!
Kjo deklaratë e tij shpërfaqë edhe mashtrimin edhe paaftësinë e kësaj qeverie!
Kosova nuk ka kohë të humbë me këta njerëz që po i humbin vite të rëndësishme!