Lajme

Musmurati: Rama nuk është transparent

By GAZETA SCANNER 1

July 11, 2024

Shefja e Grupit të Asamblistëve të PDK-së në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, nè Rubikon, në Klan Kosova deklaroi se planin zhvillimor komunal për kryeqytetin, të kryetarit Përparim Rama, e karakterizon një mungesë e madhe e transparencës.

“Plani Zhvillimor Komunal i Prishtinës është një ndër dokumentet më të rëndësishme të qytetit, jo veç për Prishtinën, po për çdo qytat ku bëhet dhe e tregon zhvillimin e qyteteve tetë vite të ardhshme”.

“Për neve ka qenë e paqartë se si është bërë, në një mënyrë shumë klandestine, është tentuar të futet në votim, një plan të cilin nuk e kemi parë fare edhe i cili i është dërguar dy ditë më herët asamblistëve, e pastaj është kërkuar të votohet pas dy ditësh një plan që e përcakton zhvillimin e Prishtinës dhjetë vjetët e ardhshme”, deklaroi Musmurati.