Lajme

Musliu thotë se në Kazermën e FSK-së në Istog po i detyrojnë ushtarët e rinj të bëjnë punën e kuzhinierit

By GAZETA SCANNER

December 16, 2024

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka publikuar një fotografi, e cila sipas saj është dreka që është servuar në Kazermën e FSK-së në Istog.

Musliu në Facebook ka thënë se kjo kazermë nuk ka as kuzhinier, organizim e as kushte.

Ajo tha se i detyrojnë ushtarët e rinj të bëjnë punën e kuzhinierit.

“Kështu u servua dreka sot në Kazermën e FSK-së në Istog. Nuk ka as kuzhinier, as organizim, as kushte. I detyrojnë ushtarët e rinj të bëjnë punën e kuzhinierit. Ejup Maqedonci ende je ministër dhe për një post po bëhesh pjesë e turpit”, ka shkruar ajo.

Ushqimi i FSK-së ka qenë kryetemë në media për disa javë.