Kryetarja e Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë për Inteligjencë (AKI), Ganimete Musliu, në një konferencë për media ka dhënë detaje se çka kanë biseduar me Inspektorin e AKI-së, Kujtim Shala.
Ajo ka sqaruar se janë marrë vesh që Shala të ftohet edhe në fillim të muajit korrik në raportim pas përfundimit të raporteve të auditimit.
Sipas saj, për veriun kanë paralajmëruar destabilizim të situatës qysh më herët, duke shtuar se e kanë kryer punën si Komision, duke mos komentuar reagimin e Qeverisë.
Musliu më tej foli edhe për kidnapimin e tre policëve në veri si dhe gjendjen jo të mirë të zyrtarëve policorë në përgjithësi.
Ajo ka thënë se ka propozuar Projektligjin për pensionin e parakohshëm të policëve, duke marrë për bazë që Policia e Kosovës është më e vjetra në rajon.
“Kishim në raportim inspektorin e AKI-së, që ka marrë mandatin qe 6 muaj. U dakorduan që Shalën ta ftojmë në javën e parë të korrik, ngase ende nuk e kanë raportin e Auditimit. Në agjenci nuk lejohet të ketë auditor të jashtëm, po ashtu auditimi specifik për pasqyrat brenda Agjencisë”.
“Si deputet ju i keni përcjellë edhe seancat, kam qenë e zëshme, jam e pa kënaqur me trajtimin dhe do të vazhdoj ta ngris këtë çështje, kam propozuar edhe projektligjin për pensionin e parakohshëm, ne e kemi policinë më të vjetër në rajon. Tre policët e kidnapuar, dy prej tyre janë 48 dhe 62 vjet, e aq më tej për një ka shkuar nga pushimi mjekësor, ngritja e kapaciteteve, ngritja e pagave, shtesat e tjera dhe pensionimi duhet të rregullohet që të kemi një polici moderne e efikase”, tha Musliu.
“E kam paraqitur rrezikun që do të vijmë në këtë gjendje,.Vet agjencia nuk ka rol ekzekutiv, mbledhin informata e informojmë qeverinë, presidencën, ne e kemi paralajmëruar që grupe në Rashkë po trajnohen për destabilizimin e veriut, ne e kemi kryer punën tonë si Komision. Qeveria nuk i ka marrë informatat nga ne por nga dertoi i AKI-së, se sa i ka shfrytëzuar nuk më bie mua të komentoj”. / EO/