Lajme

Musliu: Sot me votën e VV-së po rrënohet sistemi administrativ dhe po zyrtarizohet diktatura

By GAZETA SCANNER 1

December 22, 2022

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar në lidhje me zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës.

Sot kur në Kuvend në kuadër të seancës së parë bëhet shqyrtimi i Projektligji për Pagat e Zyrtarëve Publikë dhe Projektligji për Pagat në Sektorin Publik, Musliu ka kritikuar pozitën.

Ajo tha se sot është dashur që sindikata e punëtorëve t’i nxjerrin të gjithë punëtorët në rrugë.

Sipas Musliut, në Kuvendin e Kosovës sot me votën e Vetëvendosjes po rrënohet sistemi i administratës shtetërore, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë:

Po kërkoni Opozite konstruktive, ja ku e keni.

Sot është dashtë sindikatatë e punëtoreve ti nxjerrin të gjithë punëtoret në rrugë.

Sot në Kuvendin e Kosovës me votën e VV-së po rrënohet sistemi i administrates shtetërore.

Sot po zyrtarizohet diktatura!

Nesër është tepër vonë