Lajme

Musliu-Shoshi në AP të KiE-së kërkon hetim të plotë për sulmet terroriste të orkestruara nga Serbia

By GAZETA SCANNER

December 09, 2024

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka kërkuar, siç tha ajo, “me ngulm”, hetime të plotë e transparent për sulmet terroriste të orkestruara nga Serbia në veriun e populluar me shumicë serbe në Kosovë.

Ndëshkimin e atyre që qëndrojnë pas këtyre akteve dhe garantimin e sigurisë në rajon”, tha ajo.

Postimi i plotë:

Në fjalimin tim, theksova me vendosmëri se sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës janë të panegociueshme.

Një marrëveshje përfundimtare në dialogun Kosovë-Serbi, me njohjen reciproke në qendër, duhet të trajtohet seriozisht—jo duke bërë kompromis me parimet tona, por përmes lidershipit të guximshëm dhe diplomacisë së fuqishme.

Kërkova me ngulm nga Bashkimi Evropian: • Hetim të plotë, transparent dhe të paanshëm mbi sulmet terroriste të orkestruara nga Serbia në territorin e Kosovës. • Ndëshkimin e atyre që qëndrojnë pas këtyre akteve dhe garantimin e sigurisë në rajon.

Për më tepër, theksova rëndësinë e partneriteteve të forta ndërkombëtare, të cilat janë kyçe për rrugëtimin tonë drejt integrimit evropian.

Aktualisht, është e papranueshme që Kosova të mbetet i vetmi shtet nën masa ndëshkuese të BE-së. I bëra thirrje kolegëve nga BE-së që të mbështesin heqjen e masave ndaj Kosovës që frenojnë përparimin tonë dhe minojnë stabilitetin rajonal.

Mbështetja për Kosovën nuk është vetëm një akt drejtësie, por një investim në paqe, stabilitet dhe partneritet të qëndrueshëm.