Lajme

Musliu-Shoshi, Kurtit: Ndalu së talluri me çdo kategori, me fëmijët tanë nuk të lejojmë

By GAZETA SCANNER 1

November 17, 2024

Deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar ndaj video-adresimit të Kurtit për doracakët e edukimit seksual.

Musliu-Shoshi ka thënë se Kurti duhet të ndalet së talluri me çdo kategori të kësaj shoqërie.

Albin, propaganda me të kaluarën nuk të shpërlanë mëkatet e së tashmes! Kjo shoqëri nuk ka nevojë për sulm të hapur ndaj vlerave tona si shoqëri e mirëqenies së fëmijëve tanë në veçanti Ndalu së talluri me çdo kategori të kësaj shoqërie! Me fëmijët tanë nuk të lejojmë!”, ka shkruar ajo në Facebook në Facebook.