Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale, e cila e dënoi Pjetër Shalën me 18 vite burg.
Musliu këtë e cilësoi si drejtësi e të fortit.
Ajo tutje tha se fryma e lirisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk mund të zbehet.
Postimi i plotë:
“JO NË EMRIN TIM!!!
Gjykata Speciale dënoi sot me 18 vite burg, Pjetër Shalën!
Sot vendosi drejtësia e të fortit e drejtësia e të fortit vetëm drejtësi nuk mund të quhet.
Në ditë si kjo vetëm fakti që i kam thënë JO kësaj gjykate famëkeqe me ngushëllon.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës po sfidohet rënd nga procese të montuara politike, por shkëlqimin e UÇK-së nuk mund ta zbehë askush. UÇK është farkuar në zemrat e çdo shqiptari! STOP PADREJTËSISË NË EMER TË POPULLIT! RRNOFTË UÇK-ja!”- ka shkruar Musliu në “Facebook”.