Lajme

Musliu: Nuk mbahet mend të ketë ndodhur ndonjëherë që qeveria të grushtoj deputetët

By GAZETA SCANNER 1

August 03, 2023

Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, ka thënë se sulmi që Bislimi i bëri Lushtakun të PDK-së, është i paprecedent në historinë parlamentare në Kosovë.

“Është e vërtetë që nuk mbahet mend në historinë e Kuvendit të Kosovës por mund të them ndoshta edhe në parlamentet demokratike, kur qeveria grushton deputetët. Në seancën e 13 korrikut e kemi një precedent të rrezikshëm ku zëvendëskryeministri Besnik Bislimi grushton deputetët në mënyrën më makabre të mundshme”, ka thënë Musliu për Telegrafin.