Ballina

Musliu: Nuk ka femicid në Kosovë, gratë i kanë të gjitha të drejtat

By GAZETA SCANNER 1

March 09, 2023

Deputetja e Partisë Demokratide të Kosovës, Ganimete Musliu, gjatë fjalës së saj në Kuvend ka thënë se në Kosovë nuk ka femicid.

Kështu ka potencuar ajo derisa i ka replikuar deputetes së Vetëvendosjes, Arjeta Fejza, e cila tha se në shoqërinë kosovare ka femicid.

“Në Kosovë nuk vriten gratë vec pse janë gra. Ka dhunë ndaj grave, ka që vriten gra, vriten edhe burra. Nuk guxojmë që në këtë parlament të japim emrin femicid, të pajtohemi si shoqëri femicide është e papranueshme”, u shpreh Musliu.

Ajo tha se në Kosovë duhet të ekzistojnë drejtësia si ndaj burrave ashtu edhe ndaj grave.

“Gratë në Kosovë kanë të gjitha të drejtat. Kanë të drejtën e shkollimit dhe të tjerat. Andaj ta dini njëherë e mirë se në Kosovë nuk ka femicid”, potencoi mes tjerash deputetja e PDK-së.