Lajme

Musliu nervozohet me Rizvanollin: S’keni faj ju po minatorët, që ju lejojnë me i poshtëru

By GAZETA SCANNER 1

August 24, 2024

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu duket të jetë nervozuar me mbrojtjen që Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Ministri ttë Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili i rëndoi minatorët e Trepçës, duke i marrë në pyetje se “kush po vjedh”?

Artane Rizvanolli i paska dalë në krah Sveçles për kërcnimt që ai iu bëri minatorëve. Po ku lodhet ajo me 210 mijë euro në konto (sipas deklarimit te pasurisë) për minatoret që nuk i kanë marrë ende pagat e korrikut e po jetojnë në mjerim. S’kanë faj as Sveçla as Rizvanolli faj kanë minatoret që lejojnë me u poshtru nga të poshtrit. Është dasht me i futë në minierë e me ju thanë hajde shihni si vjedhet dhjetra metra nën tokë e me ti mbajtë aty deri me 9 shkurt”, tha Ganimete Musliu në një shkrim në Facebook.