Shefi i kompanisë Tesla, Elon Musk thotë se kamionçina Cybertruck do të jetë më e sigurt se kamionçinat e tjera në treg, sikurse për shoferët dhe këmbësorët.
Musk e kishte bërë këtë koment pasi shpërndau një postim të Whole Mars Catalog që kishte ndarë një mendim të ngjashëm, transmeton Telegrafi.
“Po, ne kemi shumë besim se Cybertruck do të jetë shumë më i sigurt për milje se kamionçinat e tjerë, si për pasagjerët ashtu edhe për këmbësorët”, shkroi shefi i Tesla-s.
Ndryshe ditë më parë, Tesla lansoi kamionçinën e shumëpritur Cybertruck që ishte paralajmëruar vite më parë.
Kamionçina siç dihet vjen me tri variante, më i shtrenjti do të jetë ai Cyberbeast me çmim mbi 96 mijë dollarë.
Cybertruck e arrin shpejtësinë nga pika 0 në 96 kilometër në orë për 2.6 sekonda.