Lajme

Mushkolaj për pikturën Kurtit si luan: Propozoj ta bëjnë edhe stemë të komunës

By GAZETA SCANNER 1

March 10, 2023

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pasi që kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj në zyrën e tij mban një fotografi ku kryeministri, Albin Kurti reflekton si luan.

Mushkolaj përmes një postimi në Facebook ka propozuar që kjo pikturë të bëhet stemë e komunës.

“Këtë fotografi kiç, kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj, e mban në zyrë. Paska thënë se e ka dhuratë nga një profesoreshë arti. Art e jo mahi. Propozoj ta bëjnë edhe stemë të komunës. Pse jo. Albin Luani. Kadri Luani”, ka shkruar Mushkolaj.