Lajme

Mushkolaj: Nëse institucionet e Kosovës kanë prova se Lista Serbe është organizatë terroriste, duhet të shpallet si e tillë

By GAZETA SCANNER

January 06, 2025

Imer Mushkolaj, analist ka thënë se nëse kanë prova që faktohet se Lista Serbe është organizatë terroriste nga Institucionet e Rendit dhe Ligjit dhe të gjitha organet e tjera e Kosovës, atëherë duhet të shpallet si e tillë.

Mushkolaj në “Debat Plus” tha se veprimet e fundit të Vetëvendosjes lidhur me Listën Serbe dhe me KQZ-në janë bërë me vetëdije “të plotë” .

Mushkolaj theksoi se veprimet e tilla nga Lëvizja Vetëvendosje janë shfrytëzuar për “fushatë dhe përfitime politike”.

“ Lista Serbe dhe çështja e saj, Vetëvendosja e din se nuk është çështje e KQZ-së. KQZ-ja merr vendim pasi institucionet e tjera mund të shpall si parti antikushtetuese. KQZ-së iu është lënë me të padrejtë barra apo fajësia për vendosjen ose jo, kundër ose pro të çertifikimit të Listës Serbe, Vetëvendosja e ka ditur se KQZ-ja nuk mundet, ose mundet me marrë këtë vendim por pastaj I kthehet në instance të tjera, dhe e ka bërë me vetëdije të plotë. Sikurse që ishim kundër Listës serbe, por partitë e regjimit të vjetër ishin pro, dhe pa to nuk mundet me I ndalu çertifikimit të Listës serbe. Ose na e ndaluam, por organet e regjimit të vjetër PZAP dhe Gjykata Supreme vendosën që me e kthy vendimin mbrapa. Sikurse skena plotë show, kur deputetët e Listës Serbe shkuan për nënshkrim për vazhdimin e pagave, e Vetëvendosje kishe I kundërshtojë është atë vazhdë. Lista Serbe ka shkuar edhe plotë here të tjera pas sulmit terrorist në Banjskë por nuk ka pasur reagime. Lëvizje Vetëvendosje shfrytëzon në kuadër të fushatës për përfitime politike”, tha Mushkolaj.

Mushkolaj theksoi se duhet të ketë “punë serioze” nga organet përgjegjëse të Kosovës për Listën Serbe.

“Me Listën serbe duhet seriozitet nga organet përgjegjëse. Nuk është çështje apo dëshirë e dikujt, apo vendimet e një organit siq është KQZ. Nëse ka prova të mjaftueshme nga Organet dhe institucionet e Kosovës se Lista Serbe është organizatë terroriste  dhe është dashtë të shpallet organizatë e tillë”, tha Mushkolaj.