Lajme

Mushkolaj: Në veri të vendit nuk ka polici të përbërë nga nacionaliteti serb

By GAZETA SCANNER 1

May 27, 2024

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se në veri do të duhej të kishte polici të përbërë edhe nga nacionaliteti serb.

“Gjendja në veri nuk është përfekt për shkak se institucionet themelore të drejtësisë dhe sigurisë nuk përmbajnë brenda tyre edhe pjesëtarë të nacionalitetit serb që do të duhej të ishin,” ka thënë Mushkolaj, në “Debat Plus”.

Mushkolaj tha se në veri të vendit ka kryetarë që i mbajnë ato pozita, duke thënë se “e dijmë si janë zgjedhur ata kryetarë, nuk po them se formalisht nuk munden me e bë një kabinet qeveritar lokal.”

Sipas analistit, në rast se vjen koha për zgjedhje në veri, pastaj do të shihet nëse qytetarët serbë janë vetëdijësuar që është në të mirën e tyre për të qenë pjesë e institucioneve.

“Herdokur kur të vjen koha mbas zgjedhjeve të regullta, ka me pas zgjedhje atje dhe pastaj do ta shohim sa serbët janë vetëdijësu, do ta shohim se sa e kanë kuptu serbët atje që është në interesin e tyre me qenë pjesë e institucioneve,” shtoi Mushkolaj.

“Nuk mund të qeverisësh në një ambient pa përkrahjen e qytetarëve”, theksoi Mushkolaj, duke shtuar se duhet të ekzistojë vullneti i njerëzve që ti qeverisësh.

“Është e vërtetë që kryetarët atje janë zgjedhur me një proces kushtimisht demokratik, por nuk e kanë legjitimitetin prej njerëzve, nuk po them që është faji i institucioneve të Kosovës, por me referendum e pamë se sa ata njerëz janë lojal, besnikë ndaj institucioneve të Kosovës.”