Lajme

Mushkolaj: Kurti do të themelonte partinë në Maqedoni, por s’ia lejon ligji, ai dështoi në Shqipëri

By GAZETA SCANNER 1

January 30, 2024

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të themelonte parti në Maqedoninë e Veriut, por këtë nuk ia lejon ligji atje.

Në emisionin “Debat Plus”, Mushkolaj thotë se Kurti e ka gjetur mënyrën që të hyjë në lista zgjedhore.

Ai theksoi se kryeministri Kurti me partinë e tij dështoi në Shqipëri.

Mushkolaj e konsideron këtë si një hyrje flagrante e VV-së dhe Kurtit në Shqipëri.

“Albin Kurti do të themelonte partinë në Maqedoni, por nuk ia lejon ligji, dhe ai ka gjetur këtë mënyrën që të hyjë në lista zgjedhore. Kurti ka dështuar në Shqipëri dhe shumë mirë që ka dështuar dhe ishte një hyrje flagrante e VV-së dhe Kurtit në Shqipëri, atje iu shua partia …”, thotë Mushkolaj.

Ai cilëson se shfrytëzimi i emrit të kryeministrit Kurti “është një propagandë”.