Lajme

Mushkolaj kritikon deklaratat e Konjufcës: Nëse e din se është kështu, le ta ndërprejnë dialogun

By GAZETA SCANNER 1

May 09, 2023

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, deklaroi gjatë ditës së djeshme se Kosova nuk do të bëjë asnjë marrëveshje me Serbinë, nëse ajo nuk respekton Kushtetutën e Kosovës. Ndaj kësaj deklarate është shprehur kritik analisti Imer Mushkolaj i cili paralajmëroi për pasoja të mëdha.

Mushkolaj është shprehur i kritik ndaj pozitës së Konjufcës, duke sugjeruar se ai nuk është në dijeni të mundshmeve pasojave të ndryshimeve në dialog. Ai ka theksuar se Qeveria e Kosovës duhet të jetë e vetëdijshme për çmimin që do të paguajë nëse bën një marrëveshje me Serbinë që nuk respekton Kushtetutën e saj.

“Pyetja ime për të do të ishte nëse LVV e din apo nuk e din që ky proces e ka çmimin e shkatërrimit të Kosovës. Nuk e di se a e din zoti Konjufca ose se a e din Qeveria nese procesi i dialogut që e çon drejt krijimit të asaj që tha zoti Konjufca, e ka këtë çmim?” – tha Mushkolaj në “Debat Plus”.

Ai gjithashtu tha se nëse LVV e di se dialogu me Serbinë ka një çmim të tillë, atëherë ata duhet ta ndërrojnë qasjen dhe ta ndërprejnë dialogun. Megjithatë, nëse vazhdojnë të jenë pjesë e procesit, ata duhet të marrin përgjegjësitë e pasojave të një marrëveshjeje, cilado qoftë ajo, sidomos në lidhje me çështjen e Asociacionit.

“Nëse e din se është kështu, le ta ndërprejnë dialogun, ska nevoj të shkohet në dialog… por nëse po vazhdojnë të jenë pjesë e procesit duhet që ti marrin edhe përgjegjësit e pasojat e një marrëveshje, cilado qoftë ajo, sa i përket çështjes së Asociacionit.” – tha ai.