Lajme

Mushkolaj i shqetësuar: “Asociacionin do ta njohë krejt bota ndërkohë që Kosovën jo”

By GAZETA SCANNER 1

November 09, 2023

Mungesa e transparencës mbi Statutin e pranuar të Asociacionit “veç çka i shton dyshimet mbi të”, ka thënë opinionisti Imer Mushkolaj në Debat Plus, teksa është shprehur tejet i shqetësuar me jetësimin e këtij institucioni.

Për mua nuk do të thotë shumë nëse është brenda Kushtetutës apo jashtë saj. Për mua është problematike nëse themelohet ky Asociacion, pasi do të njihet nga e gjithë bota, ndërkohë që Kosova do të mbetet e panjohur nga bota. Ky është një problem jashtëzakonisht i madh”, ka deklaruar ai.

Ky kompromis i madh për serbët në Kosovë rrjedhimisht edhe për Beogradin, në raport me çka po e bëjmë këtë kompromis, çka po marrim si të dobishme prej kësaj pune, një njohje de-facto, çfarë është njohje de-facto, unë mendoj se njohja është njohje. Ky është një lloj ide sikur të njeh Serbia, por nuk të njeh bash tamam. Ne kemi nevojë me të na njohë Serbia dhe me vendos raporte diplomatike ndërshtetërore me Serbinë”.

Përndryshe nëse Asociacioni themelohet bazuar në draftin që është përfolur e që ne nuk e kemi parë, edhe është shumë keq se nuk e kemi parë. Nëse drafti është përfundimtar dhe nuk ka më se çfarë të diskutohet mbi të, pse mos të bëhet publik, nuk ka arsye, duhet të bëhet publik dhe qytetarët duhet me pas qasje në të me pa se çfarë po përgatitet në Kosovë. Kjo mungesë e transparencës veç çka i shton dyshimet mbi të”, ka deklaruar Mushkolaj.